Live

20 pyetje që duhet t’ia bëni nënës tuaj për periudhën kur ka qenë e re

09:08 / 14 Shkurt 2023

Nga Kosova Live

Ta dëgjoni nënën është gjithnjë një eksperiencë e mirë, sidomos kur bëhet fjalë për shqetësime dhe gjëra të panjohura në jetë.

Sa më të hapur dhe të sinqertë të jeni me të, aq më përgjigje të dobishme mund të arrini nga bisedat tuaja. Ja disa nga pyetjet që mund t’ia parashtroni asaj e që ju vijnë në ndihmë gjithsesi për të përballuar vitet e njëzeta tuaja.

  1. Pyeteni për takimet e saja gjatë viteve të njëzeta
  2. Gjëja me e çuditshme që ka bërë gjatë këtyre viteve
  3. Gjëja më e guximshme që ka bërë gjatë viteve të njëzeta
  4. Pyetni nëse ka pasur ndonjë çështje shëndetësore mentale në familje
  5. Pyeteni rreth të dashurit të saj të parë që ka pasur
  6. Pyeteni për raportin që ka pasur me nënën e saj
  7. Nëse është religjioze, pyeteni se si ka qenë para se të shpëtonte nga mëkati dhe të futej në religjion
  8. Pyeteni për përvojën e saj më të keqe në jetë
  9. Pyeteni për rreziqet më të mëdha që ka marrë në jetë
  10. Pyeteni atë se sa kohë iu është dashur deri sa të krijoj stabilitet financiar në jetën e saj
  11. Pyeteni se çfarë lloje profesionesh ka ushtruar para se të lindni ju
  12. Pyeteni se a zotëron akoma diçka që e ka poseduar qysh në rini
  13. Pyeteni për truqet rreth grimit që akoma i aplikon tek vetja
  14. Çfarë lloj pendimesh ka për jetën
  15. Mëso nga ajo se si arrin të kursejë të hollat e fituara
  16. A ka takuar ndonëjeherë në jetë ndonjë person të famshëm VIP
  17. Pyeteni për dashurinë e saj të parë në jetë
  18. Pyeteni për një gjë që do kishte dashur ta mësonte shumë më herët gjatë jetës
  19. Nëse ka qenë e martuar më parë, pyetni se çfarë mësimi ka marrë nga kjo martesë dhe të qenurit grua
  20. A ka ekzistuar ndonjë dëshirë për të pasur ndonjë karrierë tjetër në jetën e saj e që nuk ka arritur ta përmbushë

Këto janë disa nga pyetjet që mund t’ia kërkoni nënës suaj, po mund t’ia bëni lirisht sepse ajo është shoqja më e mirë e juaja, kritikuesja, udhërrëfyesja dhe mbështetja në të mirë e të keqe. Mos lejoni të ju ikë koha dhe të pendoheni më vonë për gjëra që do kishit dashur t’i dinit prej më herët. Mësoni nga nëna juaj dhe krijoni një të ardhme të ndritur e pa u penduar fare!

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...