Live

Ministri i Arsimit nën hetime për veprën penale “kanosje”

08:44 / 27 Shtator 2019

Nga Kosova Live

Hetime për veprën penale “kanosje” është duke zhvilluar Prokuroria Themelore në Prishtinë ndaj ministrit në largim të Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MASHT), Shyqiri Bytyqi. Hetimet ndaj tij kanë nisur pasi më 6 qershor, ushtruesi i detyrës së drejtorit për integrime evropiane, koordinim të politikave dhe çështje ligjore në MASHT, Ferit Idrizi, e kishte denoncuar Bytyqin në polici për kërcënim fizik. Kërcënimi, sipas Idrizit, kishte ndodhur, meqë ai kishte refuzuar ta nënshkruante një dokument të jashtëligjshëm që ia kishte kërkuar Bytyqi, shkruan sot Koha Ditore.

Prokuroria Themelore, nëpërmjet një përgjigjeje me shkrim, ka konfirmuar se janë duke u marrë veprime hetimore deri në zgjidhjen përfundimtare të kësaj çështjeje penale.

“Ju njoftojmë se Prokuroria Themelore në Prishtinë, më 11.6.2019, ka pranuar kallëzim penal kundër Sh. B., në drejtim të veprës penale ‘kanosja’ nga neni 181 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës. Rasti është duke u trajtuar në Departamentin e Përgjithshëm, ku janë duke u ndërmarrë veprime hetimore deri në zgjidhjen përfundimtare të kësaj çështjeje penale”, thuhet në përgjigjen e Prokurorisë Themelore në Prishtinë.

Gazeta ka kërkuar një qëndrim nga ministri Bytyqi, njëherësh kandidat i Partisë Socialdemokrate (PSD), por ai ka thënë se nuk është në dijeni për hetime ndaj tij, duke sugjeruar që për këtë të pyetet avokati i tij, Besnik Berisha.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...