Një Lockheed 1329 Jetstar i vitit 1962, një nga tre avionët privatë të Elvis Presley-t , u shit për 260,000 dollarë në ankand në ditën që mbreti i muzikës do të kishte mbushur 88 vjeç. Avioni është ruajtur në Aeroportin Ndërkombëtar Roswell në New Mexico për gati 4 dekada. Priscilla Presley, e cila mori pjesë në ankandin e Mecum Auctions në Kissimmee, Florida, foli për dashurinë e Elvisit për makinat dhe aeroplanët.
Sipas faqes së internetit të ankandit, Elvis e bleu avionin më 22 dhjetor 1976, për 840,000 dollarë. Avioni, me vende për nëntë pasagjerë, është i veshur me dru, kadife të kuqe dhe detaje ari edhe në dritare. Atmosfera retro e viteve ’60 plotësohet nga koleksioni i mediave i cili përfshin një televizor, audiokasetofon dhe riprodhues video RCA. Nuk është rindërtuar dhe do të ketë nevojë për një motor dhe kabinë të re për të fluturuar përsëri.
Sipas Robb Report, pronari i fundit i avionit ishte biznesmeni nga Kalifornia, Jim Gagliardi, i cili e bleu atë në ankand në 2017 për 430,000 dollarë dhe nuk e kishte vizituar asnjëherë.