Live

Denoncimi i rëndë nga Turqia, autoritetet turke shembin banesat e dëmtuara bashkë me njerëz brenda

23:44 / 14 Shkurt 2023

Nga Kosova Live

Një denoncim i rëndë vjen nga Turqia dhe këtë herë nga ekipet ndërkombëtare që kanë shkuar në këtë vend për të dhënë kontributin e tyre për shpëtimin e njerëzve të bllokuar në rrënoja si pasojë e tërmeteve të fuqishme të 9 ditëve më parë që numërojnë në këto momente mbi 40 mijë viktima.

Janë pikërisht zjarrfikësit spanjollë nga Valladolidi, ata që pas kthimit nga qyteti i Adiyaman në Turqi, rrëfejnë se autoritetet turke po i shembin banesat e dëmtuara nga tërmeti ndonëse brenda tyre ka ende njerëzit.

Një prej tyre shprehet se ka parë në disa lokalitete të shemben ndërtesa ku mund të kishte dhjetëra njerëz brenda, për të cilat dihej se kishte 180 banorë dhe se vetëm 10 prej tyre kishin shpëtuar.

Ndërkohë, Kryqi i Kuq Spanjoll po organizon dërgimin e mbi 105 tonëve ndihma humanitare drejt Turqisë dhe Sirisë.

Këto materiale janë pjesë e stoqeve që Kryqi i Kuq ka përgatitur për situata emergjente në magazinat e tij në Katalonjë, Valencia, Madrid dhe Ishujt Kanarie, nga ku paketohen për t’u dërguar sa më shpejt në vendet në nevojë. /a2cnn

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...