Live

Cila është arsyeja? Banorët e Palestinës gjejnë kafshë të ngordhura kudo

10:52 / 15 Shkurt 2023

Nga Kosova Live

Një tren që transportonte lëndë kimike doli nga shinat në Ohajo. Tashmë shumë banorë të rajonit ankohen për probleme shëndetësore dhe se kafshët shtëpiake po u vdesin.

Drama nisi pak ditë më parë, kur një tren i ngarkuar me kimikate doli nga shinat në qytetin e Palestinës Lindore, Ohio, më 3 shkurt. Shërbimet e urgjencës vendosën të digjnin ngarkesën në mënyrë të kontrolluar.

Arsyeja për këtë ishte se disa nga kimikatet ishin shumë të ndezshme dhe rrezikonin të shpërthenin, shkruan Blick.

Një nga toksinat ishte klorur vinil. Djegia e klorurit të vinilit prodhon klorur hidrogjeni dhe fosgjen.

Kloruri i hidrogjenit mund të shkaktojë djegie të rënda. Së basku me fosogjenin u përdorën poashtu edhe në Luftën e Parë Botërore.

Departamenti Amerikan i Shëndetësisë paralajmëroi se kushdo që ekspozohet ndaj tymit duhet të presë simptoma, disa prej të cilave janë të rënda, si acarim i syve, hundës, fytit dhe lëkurës, gjak në urinë, të vjella dhe dëmtime të sistemit nervor.

Një fermer thotë se kafshët e tij kanë ngordhur dhe se ai ka gjetur dhelpra të ngordhura në livadhe.

Disa banorë ankohen për të përziera, keqtrajtim dhe dhimbje koke. Edhe 16 kilometra larg vendit të aksidentit pati një ngordhje masive të kafshëve, përcjell Insajderi.

Një grua nga fshati North Lima i tha stacionit televiziv WKBN se të gjitha pulat i kishin ngordhur.

“Nëse kjo mund t’u bëhet pulave brenda një nate, imagjinoni se çfarë do të na bëjë në 20 vitet e ardhshme” – tha ajo.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...