Live

Koha e gjykimit me vëllimi i madh i materialeve përplasin avokatët e ish-krerëve të UÇK-së me Prokurorinë e Speciales

13:12 / 15 Shkurt 2023

Nga Kosova Live

Pasi konfirmoi Prokuroria se do të nxjerrë edhe materiale të tjera për mbrojtjen në vijim dhe se bëhet fjalë për 700 dokumente, avokati i ish-presidentit Hashim Thaçi, Gregory Kehoe, deklaroi se janë pothuajse në fillim të gjykimit dhe vazhdohet të diskutohet për nxjerrje të materialeve, pavarësisht afateve të vendosura nga trupi gjykues dhe diskutimeve në dhjetor.

Paraprakisht, në konferencë u diskutua për diskutimet dhe pajtimet mes palëve për pikat juridike dhe faktike.

Gjykatësi Charles L. Smith II, tha se më 18 nëntor 2022, ZPS dorëzoi një listë për të cilat palët pajtohen. Sipas tij, ekipet e mbrojtjes kanë dorëzuar një njoftim të përbashkët të mbrojtjes lidhur me parashtrimin dhe pyeti palët se a ka zhvillim tjetër.

Nga Prokuroria u tha se vazhdojnë të jenë të përfshirë në diskutimet ndërmjet palëve dhe më 9 shkurt kanë filluar të kenë kontakte me ekipet e mbrojtjes për të parë se cilat janë pikat juridike me të cilat ata duan të diskutojnë me prokurorinë dhe nëse ka pika juridike apo faktike me të cilat do të pajtohen.

Tutje, u tha se vazhdojnë të kenë diskutime. Avokati Gregory Kehoe tha se nuk di çfarë të thotë pasi diskutimet nuk kanë qenë shumë efektive deri tani dhe nuk janë dakord pasi bëhet fjalë për një mori të gjerë dokumentesh që ka prokuroria. Ai tha se vazhdojnë diskutimet mes palëve.

Ben Emmerson, avokati i Veselit deklaroi se ZPS nuk ka dhënë parashtrim sa i takon korrespodencës apo interpretimeve ligjore se cila do të jetë baza për faktet juridike.

Sipas Emmerson, ZPS duhet të sqarojë pozicionin e tyre për pikat juridike dhe pastaj nëse ka pika që pajtohen do të vijojnë më tej.

Nga mbrojtja e Selimit, po ashtu u tha se do iu ndihmonte nëse prokuroria tregon se cili është pozicioni i tyre.

“Duhet të dimë saktësisht cili është pozicioni i ZPS-së, se në të kundërtën jemi në të njëjtin pozicion sikurse Emmerson apo Kehoe”, u tha nga mbrojtja e Selimit.

Aydan Elis, avokat i Jakup Krasniqit, tha se ka të njëjtin qëndrim si ekipet e tjera të mbrojtjes dhe se do të përgjigjen pastaj, pasi të marrin përgjigje nga ZPS.

Lidhur me nxjerrjen e materialeve, gjykatësi Smith kërkoi të informohet nëse i gjithë materiali që është në dispozicion të saj sipas rregullës 104 është nxjerrë dhe nëse është bërë rishikimi i dokumenteve.

Prokurori Mathew Howling tha se duhet të shikojnë rregullin 102 (3), pasi kanë dokumente që i kanë në posedim muajt e fundit dhe do të duhet të bëjnë njoftimin e duhur.

Sipas tij, do të dorëzojnë një njoftim lidhur me këtë.

Avokati Kehoe pyeti se cili është volumi i materialit të ri sipas rregullës 103. Kurse, prokurori deklaroi se po mendojnë aktualisht për 700 dokumente dhe se ka disa që do t’i nxjerrin në mënyrë të drejtpërdrejtë javën që vjen, por se materialet e reja që do t’i nxjerrin në bazë të rregullës 102 (3), janë 700 dokumente.

Në vijim, avokati Kehoe deklaroi se janë pothuajse në fillim të procesit dhe vazhdohet të diskutohet për nxjerrje të materialeve, pavarësisht afateve të vendosura nga trupi gjykues dhe diskutimeve në dhjetor.

“Besoj e mendoni se çka do të thotë për neve që kemi edhe 700 dokumente të tjera”, deklaroi ai, duke shtuar se nuk ka çfarë thotë tjetër, përveç për të thënë se është problem për ne.

“E vërtetë, problem është dhe e kemi thënë këtë gjë, e kemi pranuar këtë gjë”, deklaroi gjykatësi.

Prokurori tha se kjo është një çështje e paraparë në rregullën 102 (3) dhe se do të vazhdojnë të japin dokumente edhe gjatë gjithë gjykimit dhe se kjo nuk është problem dhe se është paraparë në rregullore.

“Nuk janë të gjitha materiale që janë vënë në dijeni tani, disa janë të rregullës 107, por janë dokumente që nuk mund të ishin njoftuar në periudha të mëparshme”, deklaroi prokurori Howling.

Kurse, Aydan Elis, deklaroi se nxjerrja sipas rregullës 102 (3) është problem për ta, pasi kur dëgjojnë se ka 700 materiale që do të nxjerrjen është problem për mbrojtjen.

“Nuk është e qartë për çfarë dokumente bëhet fjalë dhe kam përshtypje që bëhet fjalë për materiale që do të duhej të ishin nxjerrë më përpara”, deklaroi ai, duke shtuar se nuk beson se është nxjerrë gjithë materiali që duhej të ishte nxjerrë nga ky rregull.

“Mendoj se është e vërtetë që nuk keni marrë të gjitha gjërat. Elementi i nxjerrjes së materialeve është thelbësor në proces gjyqësor dhe nuk është dytësor”, tha gjykatësi Charles L. Smith II.

Prokuroria tha se parashtrimi i tyre është se të akuzuarit janë kryerës kryesor të ndërmarrjes së përbashkët kriminale (NKP). Ai tha se NKP është mënyrë e formave të përgjegjësisë penale, pra secila prej formave të përgjegjësisë penale do të thotë se do të duhet të trajtohet për të njëjtat fakte.

“Në parashtrimin tonë është mundësisht faktike, por nuk është e mundur në aspektin ligjor në të drejtën ndërkombëtare penale për ndihmën dhe inkurajimin e NKP dhe format e përgjegjësisë penale nuk mund të vendosen njëra mbi tjetrën”, deklaroi prokurori Howling.

Emmerson: Zgjatja e procedurës është armik i drejtësisë dhe të drejtave të të akuzuarve

(Përditësuar, ora 11:28)- Ben Emmerson, avokat i Kadri Veselit, ka deklaruar se trupi gjykues mund të përdorë diskrecionin që ka, pasi kohëzgjatja e procedurës është armik i drejtësisë dhe armik i të drejtave të të akuzuarve që të mos mbahen të paraburgosur apo të mos i nënshtrohen në ndjekje penale që është shumë e gjatë.

Sipas tij, nuk ka strukturë dhe fokus nga ana e Prokurorisë, që është problem i madh dhe i dukshëm, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Këtë deklaratë, Emmerson e ka bërë në konferencën për përgatitje të Zyrës së Prokurorit të Specializuar (ZPS), në rastin ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit.

Ndryshe, paraprakisht, prokurori Allan Tiger, ka diskutuar edhe për raste të tjera kur është kërkuar kohë për paraqitje të rasteve të Prokurorisë dhe i ka elaboruar të njëjtat dhe ka diskutuar edhe për faktorët e ndryshëm që janë në pyetje.

Ai po ashtu tha se Prokuroria po përpiqet të vë në dukje karakterin e kësaj çështje, përhapjen sistematike, madhësinë e grupit, konfliktin e armatosur, politikat që janë përdorur në vende që kanë qenë në kontrollin e të akuzuarve.

Tutje, tha se gjykimi i drejtë do të thotë që dy palët të paraqesin çështjet e tyre dhe në shpejtësi të ecën procesi në këtë mënyrë të tillë që të fokusohet te provat që nevojiten për të provuar akuzat dhe asgjë më shumë.

“Kjo i referohet përzgjedhjes së një numri jo të jashtëzakonshëm të dëshmitarëve dhe përzgjedhjes së dëshmitareve që flasin për krimet e trajtuara nga aktakuza. Kjo është një çështje që është trajtuar në mënyrë efektive, konstruktive”, tha ai.

Avokati Gregory Kehoe, deklaroi se nga Prokuroria kanë parë se kanë pasur deklarata të dëshmitarëve prej 30-40 paragrafë dhe shikojnë nëse të njëjtat janë në përputhje me rregulla e këtë e shikon edhe gjykata dhe e njëjta jepë vendim në bazë të rregullave të ndryshme.

“Ne kemi mijëra faqe dëshmitarësh këtu”, tha Kehoe, duke shtuar se duhet t’i shikojnë të gjitha dhe t’i gjejnë çështjet që kanë të bëjnë me mbrojtjen.

Ai tha se nuk e dinë se çfarë mendon Prokuroria se është me rëndësi.

“Nuk na intereson asnjëri siç tha edhe gjykatësi Smith, duhet të mbarojmë, kemi të gjithë të njëjtin shqetësim, kohëzgjatje pafund. Besoj e dini sa e vështirë është për ne, të marrësh mijëra faqesh, të na hedhësh ne, t’i shikojmë me kujdes dhe të shohësh se çka është ajo që Prokuroria do të paraqes”, tha Kehoe.

Sipas tij, po flasin për një çështje që është dy herë e gjysmë më e madhe se sa rasti Mlladiq apo e Karaxhiq.

Edhe Emmerson tha se për Millosheviqin që akuzohej për krime në tre vende, u kërkuan 300 orë nga prokuroria, derisa për këtë rast kërkohen dyfishi i orëve për paraqitje të rastit.

“Në rastin e Millosheviq do të duheshin 20 vite nëse do të vazhdohej më këtë logjikë”, deklaroi tutje ai.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...