Raportimet e mediave beogradase se është arrestuar lideri i LDP-së, Çedomir Jovanoviq, po dalin të jenë lajme të rreme.
Ish-zëvendëskryeministri serb ka mohuar këto raportime se është dërguar në paraburgim për 48 orë.
“Jo… (qesh). Jam në mal me gruan dhe fëmijët e mi. Asgjë nuk ka ndodhur. Po, po e di për raportimet e mediave serbe. Por janë fake news”, ka thënë ai për IndeksOnline, përcjell Kosovalive.net.
Jovanoviq theksoi se një portal, pa e konfirmuar, ka raportuar për kinse arrestimin duke e lidhur me një sulm ndaj avokatit Nemanja Aleksiq nga Novi Sadi.
“Më kanë ndjekur gjithmonë lajmet e rrejshme për krim dhe gjithçka tjetër. Për mua është normale që raportojnë pa e konfirmuar. Diçka e ngjashme ka ndodhur edhe para disa muajsh. Dhe kjo më duket se po më ndjek kjo gjë…”, u shpreh politikani serb.