Nga Kuvendi i Kosovës njoftojnë se nesër, më 16 shkurt, do të mbahet seancë plenare.
Duke filluar nga ora 10:00, në rend dite janë shtatë pika, si vijon:
- Miratimi i procesverbaleve të seancave të mëparshme,
- Deklarimet jashtë rendit të ditës,
- Pyetjet parlamentare,
- Propozimi i GP të LVV-së për zëvendësimin e anëtarëve në komisionetparlamentare,
- Votimi në parim i Projektligjit nr.08/L-180 për plotësimin dhe ndryshimine Ligjit Nr. 06/L-048 për Këshillin e Pavarur Mbikëqyrës për ShërbiminCivil të Kosovës,
- Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-211 për verëra,
- Shqyrtimi i Projekt-rezolutës për adresimin e çështjes së rritjes së faturave të tatimit në pronë.
SONDAZH
Loading ...