Live

Rreth 1.1 milion ukrainas shkuan në Gjermani më 2022

10:19 / 16 Shkurt 2023

Nga Kosova Live

Rreth 1.1 milion njerëz kanë shkuar nga Ukraina në Gjermani më 2022, duke e tejkaluar fluksin e migrantëve nga Lindja e Mesme më 2015, sipas të dhënave të Zyrës federale të Statistikave të Gjermanisë.

Dy të tretat e migrantëve nga Ukraina kanë shkuar në Gjermani në tre muajt e parë pas nisjes së luftës së Rusisë në Ukrainë, përkatësisht në periudhën mars-maj të vitit të kaluar.
Të dhënat janë publikuar pak para se lufta e Rusisë në Ukrainë – e nisur më 24 shkurt – të mbushë një vit.

Duke përjashtuar personat që janë kthyer sërish në Ukrainë, numri i migrantëve ukrainas në Gjermani ka shkuar në 962.000 më 2022, më shumë se 834.000 persona që kanë shkuar nga Siria, Afganistani dhe Iraku në Gjermani, në periudhën 2014-2016, është thënë në raportin më të ri.

Këto shifra i kanë kthyer shtetasit ukrainas në popullatën e dytë më të madhe të migrantëve në Gjermani, pas turqve.

Presidenti rus, Vladimir Putin, e quan luftën si “operacion special ushtarak” për të çmilitarizuar Ukrainën.

Perëndimi është përgjigjur ndaj Rusisë, duke goditur ekonominë e këtij shteti me sanksione të ashpra.

Si pasojë e luftës kanë vdekur mijëra persona dhe miliona të tjerë janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre./REL

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...