Live

Akuzat e Haki Abazit, ministrja Haxhiu mundohet t’i tregoj prokurorisë se çfarë të bëjë

12:45 / 16 Shkurt 2023

Nga Kosova Live

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu është deklaruar pas akuzave të deputetit Haki Abazi për pretendimet e fshehjes së mostrave të vdekjes së Astrit Dehari.

Në një prononcim për Ekonomia Online dhe disa media tjera, Haxhiu ka thënë se ka kërkuar nga Prokuroria që t’i hetojë këto pretendime të Abazit dhe të ftohet si dëshmitar, transmeton Klankosova.tv.

“Menjëherë pasi e kam kuptuar për akuzat e tij nga mediat, kam kërkuar nga Prokuroria Speciale që të merret me këtë rast, duke pasur parasysh se ky rast është në dorën e Prokurorisë Speciale, dhe është e rëndësishme që dëshmitari i rastit në këtë rast, të jetë deputeti Haki Abazi në këtë proces, pasi ky rast është i ndjeshëm”, ka thënë ajo.

E pyetur se a ka video incizime brenda laboratorit, Haxhiu tha se duhet ta pyetni deputetin Abazi

“Këtë pyetje duhet të ia bëni deputetit Abazi. Mua më kanë thënë se kamerat fshihen pas një periudhe”.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...