Live

Kraja thotë se nuk kërkoi falje, tregon kompromisin që e la në krye të AShAK-ut

18:51 / 16 Shkurt 2023

Nga Kosova Live

Mehmet Kraja nuk është shkarkuar nga pozita e Kryetarit të Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës në kuvendin e mbajtur këtë të enjte.

Vetë ai ka sqaruar se nuk bëhet fjalë të ketë kërkuar falje për publikimin e analizës “Synimet destabilizuese në Kosovë dhe në Ballkanin Perëndimor”.

“Në mbledhjen e sotme të Kuvendit të Akademisë nuk kam kërkuar falje dhe as e ka kërkuar dikush prej meje një gjë të tillë. Duke mos pasur bazë ligjore për të marrë në përgjegjësi kryetarin e Akademisë, u propozua një kompromis, për të cilin është shprehur qartë akademik Isa Mustafa: ‘Z. Kraja pas shumë diskutimeve u arrit pajtimi të vazhdojë në pozitën e Kryetarit të ASHAK. Përkushtimi do të jetë në bashkëpunimin më të ngushtë dhe në implementimin e programit të Akademisë’” ka shkruar ai.

“Ky është kompromisi. Deklaratat tjera janë spekulime pa asnjë peshë dhe vlerë”.

Ka qenë akademik Frashër Demaj që pas përfundimit të kuvendit ka deklaruar se Kraja ka kërkuar falje, ndaj dhe ka vazhduar të jetë në krye të AShAK-ut.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...