Mbi 30 mijë luftëtarë mercenarë të grupit paramilitarë rus, Wagner, janë vrarë ose janë plagosur që nga nisja e luftës në Ukrainë.
Kështu bëjnë të ditur zyrtarë amerikanë. Është zëdhënësi I Shtëpisë së Bardhë, John Kirby, i cili ka thënë se ky grup ka pësuar humbje të mëdha në javët e fundit, me rreth 9 mijë luftëtarë që janë vrarë në beteja, raporton BBC.
“Wagner” ka rekrutuar shumë nëpër burgjet ruse dhe Kirby ka thënë se shumica e viktimave ishin të dënuar të patrajtuar.
Megjithë të vrarëve “Wagner”, ka bërë rigrupime në qytetin e Bakhmut.
Disa nga luftimet më të ashpra janë bërë për ta marrë hapësirë në pjesën lindore të qytetit dhe mercenarët e “Wagner” janë përfshirë fuqishëm në përpjeket ruse për ta marrë atë.
Se në këtë zonë ka pasur luftime të ashpra e kanë thënë edhe nga Moska.