Një shtëpi është përfshirë nga zjarri në fshatin Bubavec të Malishevës.
Në raportin 24 orësh të policisë, bëhet e ditur se shtëpia është djegur në tërësi.
“Në rrethana të panjohura është përfshirë nga zjarri shtëpia e ankuesit mashkull kosovar, shtëpia është djegur në tërësi. Njësitet policore dhe zjarrfikësit kanë dalë në vendin e ngjarjes, vlera e dëmit nuk dihet. Lidhur me rastin është informuar edhe prokurori”, thuhet në raport.