Live

Kodra nga Shoqata e Pacientëve ka një kërkesë për ministrin Vitia

11:15 / 19 Shkurt 2023

Nga Kosova Live

Besim Kodra nga Shoqata e të Drejtave të Pacientëve në Kosovë (PRAK), ka kërkuar nga ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, që të fokusohet më shumë në nivelin parësor shëndetësor.

Kodra në një postim në rrjetin social “Facebok”, ka shkruar se beteja e kujdesit shëndetësor zhvillohet në nivelin parësor dhe si i tillë duhet të jetë në fokus më të madhë investimeve.

“Praktikat e deritanishme të fokusuara në nivelet dytësore dhe tretësore duke anashkaluar nivelin parësor, më shumë duket se janë bërë për shkak të tenderëve, se sa që ka pas një logjikë normale të punës!”, ka shkruar ai.

Postimi i plotë:

Kosoves i duhet një kujdes shëndetësor Proaktiv, jo Reaktiv.

Ministri aktual i shëndetësisë nuk duhet të ndjekë praktikat e paraardhsëve të tij të cilët në fokus e kishin kujdesin dytësor dhe “tretësor”.

Beteja e kujdesit shëndetësor zhvillohet në nivelin parësor. Nivelet dytësor dhe tretësor janë mbështetës të atij parësor kur ai nuk mund t’u përgjigjet nevojave të qytetarëve.

Me i dhanë SHSKUK më shumë se 7 Milion shërbime në vit, tregon se kujdesi parësor nuk është duke përformuar mirë, prandaj do investime dhe një fokus më të madh.

Praktikat e deritanishme të fokusuara në nivelet dytësore dhe tretësore duke anashkaluar nivelin parësor, më shumë duket se janë bërë për shkak të tenderëve, se sa që ka pas një logjikë normale të punës!

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...