Live

Vrau të birin me çekiç, babai nga Korça pranon krimin: Filloi të pinte çdo ditë, s’duroja dot më

11:30 / 19 Shkurt 2023

Nga Kosova Live

Dje në fshatin Zvezdë të Korçës babai 75-vjeçar, Shefki Bylykbashi ka vrarë djalin e tij, Hamdi Bylykbashi, 50-vjeçar me çekiç në kokë.

Ai pranoi sot se ka kryer vrasjen ndaj djalit të tij në polici, ku ka deklaruar që nuk kishte për qëllim të vriste të birin por, kohët e fundit i kishte humbur durimi për shkak se sipas tij, ai kthehej vazhdimisht i dehur në shtëpi.

“Më bezdiste shumë kohët e fundit, ai më parë nuk pinte kështu, por filloi të pinte çdo ditë. Nuk duroja dot më këtë sjellje. Nuk doja ta bëja këtë veprim, nuk doja ta vrisja, por nuk po më mbante më durimi, ma solli në atë pikë që nuk duroja dot më”, ka deklaruar ai.

Fqinjtë e tyre janë shprehur se nuk ishin në në dijeni të konflikteve babë e bir, shkruan Abcnews.al, transmeton Klankosova.tv.

“Të atin e kam patur shumë shok. E mora vesh vetëm në orën 08:00 në mbrëmje. Më thanë që kishin rënë duke punuar në shtëpi, dhe kjo e solli fatkeqësinë. Kishin harmoni prindërit me djalin. Ai nuk ka qenë i kësaj rruge, të alkoolit se kur i thonë nuk njohim fëmijët tanë. Ishte I divorcuar kështu e di unë.” Thotë një prej fqinjëve të familjes…“Për njerëz të mirë i njohim. Nuk di më shumë. Nuk i kam dëgjuar të zihen ndonjëherë. Po s’i ka ndodhur puna ato e dinë”, kanë thënë ata.

Ndryshe, fillimisht kjo ngjarje u raportua se ishte aksidentale dhe se 50-vjeçari ishte rrëzuar nga banesa pasi ishte në gjendje të dehur, por më pas u zbulua se ai u vra nga i ati, pasi ky i fundit e goditi atë disa herë me çekiç në kokë.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...