Live

Macron: Lufta në Ukrainë përfundon vetëm përmes negociatave

15:24 / 19 Shkurt 2023

Nga Kosova Live

Presidenti francez, Emanuel Macron tha se lufta midis Rusisë dhe Ukrainës mund të përfundojë vetëm përmes negociatave.

“Unë dua humbjen e Rusisë në Ukrainë dhe dua që Ukraina të jetë në gjendje të mbrojë pozicionin e saj, por jam i bindur se fundi [i konfliktit] në fund nuk do të arrihet ushtarakisht”, tha Macron.

“Asnjëra palë nuk mund të mbizotërojë plotësisht, tha Macron. “Sepse efektet e mobilizimit nuk janë aq të mëdha sa pritej dhe kanë kufizime kapacitetesh.”, shtoi më tej lideri francez. Macron përsëriti se Ukraina tani ka nevojë për një ofensivë ushtarake për ta rikthyer Rusinë në tryezën e bisedimeve.

Megjithatë, ai nuk beson se Rusia duhet të sulmohet në tokën e saj, siç kanë sugjeruar disa. “Mbi të gjitha, këta vëzhgues duan të shtypin Rusinë. Ky nuk ka qenë dhe nuk do të jetë kurrë qëndrimi i Francës.”/abcnews.al

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...