Live

​Në Egjipt zbulohet fosil breshke 70 milionë vjeçare

19:16 / 20 Shkurt 2023

Nga Kosova Live

Një fosil breshke 70-milionë-vjeçare është gjetur në provincën Wadi al-Jadid të Egjiptit.

Në një deklaratë me shkrim nga Universiteti Wadi al-Jadid, thuhet se ekipet kërkimore që punojnë në bashkëpunim me Universitetin e Kajros zbuluan fosilin e një breshke lumi në rajonin Karn Jinnah.

Në deklaratë thuhet se kjo specie, e cila u zbulua dhe u regjistrua për herë të parë në Egjipt dhe në Afrikën Veriore, ka një histori prej 70 milionë vjetësh ose më shumë dhe se lloji i breshkave në fjalë jetonte në lumenj dhe ujëra të ëmbël. /atsh

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...