Live

Fehlinger i bën thirrje Ukrainës, Qipros, Greqisë, Rumanisë dhe Serbisë që ta njohin Kosovën

20:26 / 20 Shkurt 2023

Nga Kosova Live

Ditëlindja e 15-të e Republikës së Kosovës është festuar sot, në Vjenë të Austrisë.

Nga kjo festë, kryetari i Këshillit Atlantik të Austrisë, Gunther Fehlinger e ka zgjedhur një mënyrë që vendet që nuk e njohin Kosovën si shtet, ta bëjnë një gjë të tillë.

Fehlinger e ka zgjedhur rrjetin social Twitter që ta bëjë një gjë të tillë, duke u bërë thirrje Qipros, Rumanisë, Greqisë, Ukrainës dhe Serbisë që ta njohin Kosovën si shtet, por me diçka në këmbim.

“Duke festuar ditëlindjen e 15-të të Republikës së Kosovës sot, në Vjenë në zemër të Austrisë Neutrale, bëj thirrje për anëtarësim në NATO, Kosovën, Austrinë dhe Ukrainën”.

“Unë i bëj thirrje Qipros ta njohë Kosovën dhe ju do të hyni së bashku në NATO. 15 vjet, koha për ta bërë këtë!”, ka shkruar Fehlinger në Twitter.

“Rumania ta njohë Kosovën dhe Austria do t’i japë fund Vetos kundër anëtarësimit tuaj në Shengen”.

Ai madje i thotë ministrit të Punëve të Jashtme greke Nikos Dendias, që pavarësia e Kosovës është fakt, pse të qëndrohet në anën serbe dhe ruse.

“I bëj thirrje Greqisë ta njohë Kosovën tani dhe të jetë një aleat më i mirë për NATO-n”.

“Tashmë janë 15 vjet, pavarësia është fakt dhe pse të qëndrojmë në anën serbe dhe ruse në këtë çështje? NikosDendias? 15 vjet! Lëviz!”.

“Unë i bëj thirrje Ukrainës ta njohë Kosovën tani dhe bashkohuni në NATO së bashku me Austrinë dhe Bosnjën”.

Ai gjithashtu i bëri thirrje Serbisë që ta njohë Kosovën dhe si këmbim BE-ja që t’i ofrojë Serbisë euron si valutë.

“I bëj thirrje Serbisë të njohë Republikën e Kosovës sot, dhe i bëj thirrje BE-së që t’i ofrojë Serbisë euron si valutë tani!”.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...