Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq ka folur sot për ish-emisarin e SHBA-së për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, duke thënë se askush në Beograd s’është duke e paguar atë për lobim.
“Si zyrtar i lartë amerikan, ai tregoi mirëkuptim për qëndrimet e Serbisë, për pozitën e serbëve në Kosovë pa hequr dorë nga politika zyrtare amerikane se ata e mbështesin pavarësinë e Kosovës”, ka thënë Bërnabiq për Happy Tv.
Sipas kryeministres serbe, Grenell ka deklaruar se “Albin Kurti është faktor i destabilitetit”
Ajo tutje ka akuzuar palët që kanë thënë se Grenell është paguar nga Serbia për të lobuar duke thënë se “i kanë shkaktuar dëme të mëdha Serbisë”.