Live

Kryetari i Këshillit Atlantik të Austrisë kërkon njohje të Kosovës, me thirrje edhe për Serbinë

11:25 / 21 Shkurt 2023

Nga Kosova Live

Kryetari i Këshillit Atlantik të Austrisë, Gunter Fehllinger, i ka bërë thirrje Greqisë dhe Qipros që ta njohin pavarësinë e Kosovës.

Ai tha se Kosova dhe Ukraina duhet të jenë pjesë e NATO-s.

“Miqësia mes Kosovës dhe Austrisë festohet me shumë stil në Vjenë. Duke festuar ditëlindjen e 15-të të Kosovës në zemër të Austrisë neutrale, ftoj Kosovën, Austrinë dhe Ukrainën që të anëtarësohen në NATO”, ka shkruar ai në Twitter.

Ai tha se pavarësia e Kosovës është fakt.

“I bëj thirrje Greqisë dhe Qipros që të njohin Kosovën dhe të jenë aleati më i mirë i NATO-s”. Tashmë kanë kaluar 15 vjet, pavarësia është fakt dhe pse në këtë çështje duhet të qëndrojmë me palën serbe dhe ruse”, ka theksuar Fehllinger.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...