Live

Rasti Dehari në fokus – çka u diskutua mbrëmë në debatet politike

09:45 / 22 Shkurt 2023

Nga Kosova Live

Për shkak të disa deklaratave të deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje, Haki Abazi i cili për zhdukjen e mostrave të ish-aktivistit Astrit Dehari bëri përgjegjës kryeministrin Albin Kurti dhe ministren e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, kjo çështje është kthyer përsëri në fokusin e debatit publik në vend.

Në debatet kryesore në vend, kjo temë u diskutua sërish mes versioneve të ndryshme të opinioneve.

Ish-kolegu i Astrit Deharit në VV, tash kryetar në Partinë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj, është i bindur se pushteti i Lëvizjes Vetëvendosje nuk është i interesuar që të vendos drejtësi për këtë rast.

Ai tha në Rubikon të Klan Kosovës, se për këtë rast më shumë ka qenë i angazhur ish-kryeministri Ramush Haradinaj se sa kryeministri aktual Albin Kurti dhe pushteti i tij.

Ish-sekretari organizativ i VV-së beson se numri i personave që duan të zbardhet rasti Dehari ka rënë duke thënë se ka një tëndenë për instrumentalizim të rastit.

“Ramush Haradinaj kryeministër ka qenë edhe e ka ftu familjen Dehari dhe e ka mbështetë kërkesën kudo që ata e kanë pasur. Unë besoj që Vetëvendosja nuk ka interes me vendosë drejtësi për Astrit Deharin. Gjithçka tjetër ka interes përveç me që vendos. Numri i njerëzve që kanë dëshirë për me pas drejtësi për Astrit Deharin, po flas njerëz që janë publikë, është zvogëluar. Ndoshta ka qenë më i madh por edhe ata që ishin goxha janë zvogëluar. Ka tendencë për instrumentalizim të rastit kujtdo që i konvenon, kurdo që i konvenon, veç shikojeni rastin Abazi në fund dhe e kuptoni. Kur kthehesh në fillim, akuzon që e kanë vra, tash i akuzon këta tjerët.” – deklaroi Molliqaj.

Mirëpo, ndaj Molliqajt ka reaguar nëna e Astrit Deharit, Xhemile Dehari, e cila tha se Molliqaj ka qenë personi i parë që e ka vizituar në shtëpi dhe i ka dhënë se Dehari është vetëvrarë.

Ajo tha se ish-sekretari i VV-së ka qenë mik i Astrit Dehari teksa ka pyetur se pse Molliqaj tash nuk po e thotë të njejtën gjë.

“Dardani ka qenë shok i Astritit. Dardani është i pari që më ka ardhë në shtëpi e më ka thënë se është vetëvrasje për Astritin. Edhe pse po thotë tash që nuk është vetëvrasje, më ka thënë vetëvrasje. Disa javë para se me dalë prej VV, më ka ardhë në shtëpi e më ka thënë, ‘Teta Xhemile, të kom thanë se qështu kom ndi’. Vet e ka pranu që ka thanë vetëvrasje”- tha ajo në Rubikon.

Për rastin foli edhe ish-kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prizren, Sylë Hoxha, ka bërë të ditur se ka ngritur padi ndaj avokatit të familjes Dehari, Tomë Gashi.

Ai tha se këtë e ka bërë për shkak të disa shpifjeve që Gashi ka bërë ndaj Hoxhës.

”Për do shpifje që ka bërë Tomë Gashi ndaj meje, edhe unë kam dorëzuar padi për shpifje në Gjykatën Themelore të Prishtinës”, – tha Hoxha, duke thënë se këtë po e zbulon tani.

Haki Abazi “trazoi ujërat”
Deputeti “i rrebeluar” Haki Abazi, si pasojë e deklaratave të tij kundër shumë figurave të partisë që i takon. Mirëpo i njejti ka filluar të përballet edhe me etiketime dhe linçime të ndryshme nga akterë të ndryshëm e aktivistë të Lëvizjes Vetëvndosje.

Për këtë çështjë, në Debat Plus ka folur ish-kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri, i cili tha se persona që kanë kontribuar në Lëvizjen Vetëvendosje, janë trajtuar edhe me keq se deputeti Haki Abazi.

“Mënyra se si e ka trajtu Vetëvendosja Haki Abazin, unë mendoj se Haki Abazi është duke folur qetash për diçka që ky e ka ditur, dmth jo vetëm Haki Abazi por edhe shumë aty e kanë ditë. Vetëvendosja i ka trajtuar njerëzit që kanë kontribuar shumë më shumë në LVV goxha më keq se Haki Abazin. Nuk e mbështesë një sjellje të tillë ndaj askujt, nuk është hera e parë që VV e bën këtë… shpresoj të jetë e fundit”, – ka thënë Ymeri.

Kurse analisti Ylli Hoxha tha në këtë debat se nuk duhen toleruar që politikanët të flasin për një çështje të tillë.

“Për rastin e Astrit Deharit mendoj se nuk duhet t’i tolerohet as Hakiut e as zëvendësministrit e as asnjërit prej politikanëve më me fol, as Tom Gashit e as kërkujt se janë duke u bërë protagonist mbi një temë edhe të dhimbshme, edhe problematike edhe të rëndë për këtë shoqni”, ka deklaruar ai.

Lutfi Haziri i bindur: Amerika ka vendosur “kufizime” ndaj Kurtit
Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri ka komentuar zhvillimet e fundit politike në vend me theks të shtuar raportet me ShBA-në, si pjesë e rëndësishme e diplomacisë kosovare.

Sipas tij, asnjëherë në të kaluarën nuk ka ndodhur që në një konferencë ndërkombëtare ku kanë qenë të pranishëm amerikanët, të mos regjistrohet ndonjë takim i nivelit të lartë.

Veç kësaj, ai thotë se këto janë disa nga “kufizimet” që u janë vënë anëtarëve të partisë në pushtet, përfshirë këtu shefin e ekzekutivit.

Madje, njëri prej përfaqësuesve të Kosovës në negociatat e Vjenës ka shtuar se këto kufizime të ShBA-së ndaj krerëve e zyrtarëve tanë, mund t’i nisë edhe BE-ja, nëse s’e ka bërë një gjë të tillë deri më tani.

“Një numër i madh i zyrtarëve të partisë të shumicës është në kufizime edhe sot. Mund t’i aplikojë edhe BE’ja shumë shpejt, nëse s’kanë fillu me apliku për disa prej tyre. Një lloj kufizimi ka, injorimet në nivelet e larta, si konferenca e Mynihut, që nuk është hera e parë, është hera e dytë, Kurtin nuk e kanë takuar republikanët si administratë për shkak të një marrëveshje të transportit”, tha Haziri në Pressing.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...