Live

Ardita Sinani në kremtën e pavarësisë së Kosovës në Beograd: Simbolikë shumë domethënëse 

21:17 / 22 Shkurt 2023

Nga Kosova Live

Sot është bërë një organizim për të shënuar 15-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës, i cili u zhvillua në Beograd.

Pjesëmarrëse në këtë organizim ishte edhe këshilltarja Politike e Kryeministrit të Republikës së Kosovës për Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc, Ardita Sinani, e cila e quajti këtë organizim, simbolikë shumë domethënëse.

“Nga të gjitha, shenimi i përvjetorit të 15 të Pavarësisë së Republikës së Kosovës në Beograd ishte i veçantë. Simbolikë shumë domethënëse. Pikërisht sepse njohja e realitetit nga kryeqendra e Serbisë për Republikën e Kosovës, do të jetë shans për demokratizimin e Serbisë”.

“Njohja e realitetit nga ana e Serbisë për Republikën e Kosovës dhe respektimi i parimit të reciprocitetit të të drejtave të pakicave në shtetet respektive, është garancë për paqe afatgjate të Ballkanit Perëndimor”, ka shkruar ajo në Facebook.

I pranishëm ishte edhe Kryetari i Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve të Luginës, Ragmi Mustafi, i cili u shpreh se ishte një emocion i veçantë, përcjell Klankosova.tv.

“Përveç përfaqësuesve institucional e politik të Luginës së Preshevës, prezent ishin edhe përfaqësuesit e shoqërisë civile në Beograd, e përfaqësues të misioneve diplomatike ndërkombëtare. Emocion i veçantë. Gëzuar Kosovë”, ka shkruar ai në Facebook.

E pas përfundimit të këtij organizimi, deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka publikuar disa pamje nga atje.

“Foto album nga shënimi i 15 vjetorit të Pavarësisë në Beograd. Kjo është hera e parë që nga hapja e Zyrës ndërlidhëse që shënohet Dita e pavarësisë së Kosovës në Beograd”, ka shtuar Kamberi.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...