Live

Policia Kufitare parandalon kontrabandimin e kafshëve nga Serbia

21:58 / 22 Shkurt 2023

Nga Kosova Live

Policia Kufitare e Kosovës, konkretisht zyrtarët policor në teren, gjatë realizimit të detyrave dhe autorizimeve ligjore në menaxhimin dhe kontrollin e kufirit shtetëror,  në orët e pasdites në fshatin Banjë, komuna e Zubin Potokut, kanë vërejtur dy persona të dyshuar të cilët nga territori i Serbisë kanë sjellë disa kafshë (dele) në territorin e Republikës së Kosovës.

Në njoftim thuhet se Njësitet policore kufitare, kanë ndërmarr veprime të menjëhershme për trajtimin e këtij rasti të dyshuar të kontrabandës.

Megjithëse kafshët e kontrabanduara janë lokalizuar nga Policia, personat e dyshuar duke shfrytëzuar terrenin malor në atë zonë, kanë depërtuar dhe janë larguar në territorin serb.

Policia e Kosovës ka informuar autoritetet doganore dhe AVUK-un lidhur me rastin për procedura të mëtejme, përderisa në bashkëpunim me Prokurorinë është iniciuar edhe rasti “ kontrabandim me mallra”

“Policia Kufitare e Kosovës mbetet e përkushtuar në parandalimin dhe luftimin e të gjitha rasteve të kontrabandës dhe menaxhimin e fikas të kufirit shtetëror të RKS-së”, thuhet në njoftim.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...