Adhara Pérez një 10-vjediagnostikua me Autizëm dhe megjithatë ajo është një nga njerëzit më të zgjuar në Meksikë dhe me sa duket në të gjithë botën.
Historia e Adhara Perezit të vogël na çon në Meksikë dhe konkretisht në lagjen Tlavac, një lagje e rrënuar. Në vetëm 3 vjeçe, ajo u diagnostikua me Sindromën Asperger.
Në shkollë ajo u përball me bullizmin. Shokët e saj të klasës e quanin atë një “budallaqe” dhe mësuesit e saj nuk ishin veçanërisht optimistë për të ardhmen e saj. “ Në një kërcim shkolle e pashë duke luajtur brenda një shtëpie të vogël. Shokët e saj të klasës e mbyllën brenda dhe filluan ta thërrisnin “budallaqe” dhe ta godisnin”, kujton nëna e saj, Nallely Sánchez, duke shtuar: Nuk doja që ajo të vuante. Ajo më tha se nuk donte të shkonte më në shkollë dhe hyri në depresion.
Adhara binte në gjumë gjatë orës së mësimit, por as mësuesit dhe as prindërit e saj nuk dyshonin për arsyen: Ajo e kishte mësuar prej kohësh lëndën e matematikës dhe niveli i klasës së saj nuk ishte më i duhuri për të. Por prindërit e saj, duke kërkuar ndihmën e ekspertëve, përfunduan në një qendër për fëmijët e talentuar, ku gjithçka ndryshoi.
Ndryshimi i madh
Shkencëtarët, duke kryer një sërë testesh inteligjence, zbuluan se vajza kishte një IQ prej 162 , më të lartë se gjenitë si Ajnshtajni apo Hawking. Fatkeqësisht, nuk ka shkolla publike për fëmijët e talentuar në Meksikë dhe prindërit e saj nuk mund të përballonin institucionet private. Kështu, Adhara përfundoi shpejt arsimin fillor dhe të mesëm dhe aktualisht është në universitet, duke studiuar dy lëndë në Inxhinieri në të njëjtën kohë.
Megjithatë, ëndrra e saj e madhe është të studiojë astrofizikë dhe të bëhet astronaut në NASA. Tashmë Universiteti i Arizonës, në SHBA, i ka ofruar një bursë, por fillimisht duhet të përfundojë procesi i dhënies së vizës.
Ndërkohë, vajza 10-vjeçare është cilësuar nga revista Forbes si një nga 100 femrat më të fuqishme në Meksikë dhe ka shkruar një libër autobiografik të titulluar “Mos u dorëzo”. /abcnews.al