Për dikë 8 Marsi, Dita Ndërkombëtare e Gruas, duket ende larg, por jo edhe për Komunën e Vitisë.
Kjo komunë që drejtohet nga Sokol Haliti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, ka vendosur të shpallë tender të veçantë për këtë datë.
Komuna e Vitisë ka menduar që t’ju bëjë dhurata grave që punojnë në këtë komunë me rastin e 8 Marsit.
Siç bëhet e ditur në kontratën e publikuar në KRPP, komuna e udhëhequr nga Sokol Haliti ka ndarë 5 mijë euro për blerjen e këtyre dhuratave, shkruan kosovalive.net.
Në kontratën e publikuar në KRPP bëhet e ditur se komuna ka paraparë që të blejë set kozmetike për gra për festën e 8 Marsit.
“1. Set kozmetike për festen e 8 Marsit ( Deodorant 48H 50ml; krem e duarve 100ml ; krem për trup 200ml copë 305. 2. Çanta për dhurata nga letra të përshtatshme për futjen e setit të kozmetikës copë 305”, thuhet në dosjen e tenderit.
Pasi në këtë njoftim jepen të gjithë detajet që kërkohen në këtë tender, aty specifikohet se hapja e tyre do të bëhet me 27 shkurt në orën 14:00.
Kjo nuk është hera e parë që institucione të ndryshme shpallin tender për dhurata për festën e 8 Marsit./kosovalive.net.