Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ka përshëndetur ratifikimin e tri vendimeve ndërkombëtare në Kuvendin e Kosovës.
Rohde ka vënë theksin në ratifikimin e marrëveshjes për lëvizjen e lirë me letërnjoftime me Bosnjen dhe Hercegovinën, marrëveshje e dalë kjo nga Procesi i Berlinit.
“Mirënjohje Kuvendit të Kosovës që ratifikoi kaq shpejt tri marrëveshjet e mobilitetit. Ato do të sjellin përfitime konkrete për qytetarët e KOS-it, do të nxisin masivisht integrimin rajonal të WEB6 dhe do t’i sjellin ata një hap më afër BE-së. Procesi i Berlinit po tregon rezultate!”, thuhet në postimin e tij.
Kuvendi i Kosovës përgjatë së enjtes miratoi tri marrëveshje ndërkombëtare.