Debat me polemika të shumta është zhvilluar sot në Kuvendin e Kosovës ku po diskutohet për situatën energjetike në Kosovë.
Përplasjet u zhvilluan mes pozitës dhe opozitës dhe kryetemë e të njëjtave ishte ambasadori i Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj, si dhe lidhjet e tij me GEN-in serb, nga i cili LDK po akuzon se Kosova ka blerë rrymë.
Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli në anën tjetër mohoi se Kosova ka blerë rrymë nga GEN-i në Beograd.
Madje në një moment, ajo iu drejtua deputetit të LDK-së, Armend Zemaj, duke ia kujtuar një frazë të famshme të tij kur sa ishte ministër thoshte se e di përmes syrit “se kush është i infektuar me COVID-19 e kush jo”.
Këto komente ajo i bëri gjersa mohonte argumentet e Zemajt se qytetarët kanë paguar më shtrenjtë rrymën se vendet e rajonit.
“Kur mungojnë argumentet, kjo qeveri në masë të madhe, por edhe ministres i erdhi radha, edhe të fyejë po edhe të qes batuta. Nuk na tregoi pse është paguar tenderi 2 milionë më shumë se në vitin 2020”, u përgjigj Zemaj.
“Nuk na tregoi pse s’është shkuar kaldaja në remont. Nuk na tregoi GEN-i a është i Serbisë a Slloveninë. Ndaq le të na tregon me sy, ndaq me vetulla. Saktë, shkurtë, le të na tregon”, tha në fund Zemaj.