Pas publikimit të një videoje ku kryetari i Komisionit të Ekonomisë në Partinë e Lirisë, Petraq Milo u dhunua nga policët e Malit të Zi në kufi, autoritet malazeze arrestuan dy nga efektivët.
Dragan Shqekiç, efektivi i Pikës Kufitare në Malin e Zi ka dëshmuar për herë të parë pas ngjarjes së ndodhur.
Media malazeze “Vijesti” shkruan se polici kufitar Dragan Shqekiç është shprehur se ka qenë injorimi i Milos ndajtij dhe oficerëve të tjerë që i kanë shtyrë drejt akteve të dhunës.
“Humba toruan atë ditë për shkak të injorimit të vazhdueshëm të urdhrave që unë dhe kolegët e mi i dhamë shtetasit shqiptar.
“Vijesti” shkruan se pas marrjes në pyetje, efektivët Shqekiç dhe Boljeviç janë liruar nga burgu dhe hetimi ndaj tyre do të vijojë në gjendje të lirë. Gjatë seancës dëgjimore në ODT Ulqin, dhjetëra kolegë të tyre u mblodhën para asaj objekti, në mbështetje të dy policëve kufitarë.
Përveç prokurorisë, hetimin për këtë rast e ka iniciuar edhe Departamenti për Kontroll të Brendshëm të Punës Policore, Ministria e Punëve të Brendshme dhe ajo procedurë është ende në vazhdim.
“Është sekuestruar video-materiali i regjistruar nga video survejimi i instaluar në pikën kufitare Sukobin-Muriqan dhe përmes bashkëpunimit policor ndërkombëtar presim një deklaratë për ngjarjen nga Shqipëria. Nëse procedura e kontrollit të brendshëm vërteton fakte dhe prova të sjelljes së kundërligjshme të zyrtarëve policorë në lidhje me rastin në fjalë, do të ndërmerren masa ligjore për fillimin e procedurës për përcaktimin e përgjegjësisë,”- thuhet në MPB e Malit të Zi.