Live

Sot u betua anëtar i KQZ-së, para dy vitesh burri i ministres Haxhiu bënte thirrje të bojkotoheshin zgjedhjet

19:54 / 24 Shkurt 2023

Nga Kosova Live

Alban Krasniqi tash e tutje do të njihet si anëtar i Lëvizjes Vetëvendosje në Komisionin Qëndror të Zgjedhjeve. Megjithatë, para dy vitesh aktivisti i VV-së bënte thirrje medoemos të bojkotohej balotazhi në Komunën e Malishevës.

Krasniqi lëndohej nga humbja që pësonte si besuari i VV-së në Malishevë përgjatë zgjedhjeve lokale të tetorit të 2021-ës, sa që bënte thirrje të bojkotohej balotazhi që po zhvillohej ndërmjet kandidatit të Nismës Socialdemokrate dhe PDK-së.

“Asnjëra prej subjekteve që kanë fituar balotazhin nuk përfaqësojnë vlera për të cilat ne angazhohemi, përkundrazi janë sinonim i krimit. Andaj edhe i bëj thirrje të gjithë votuesve tanë që TA BOJKOTOJNË BALOTAZHIN NË MALISHEVË. Sepse të zgjedhësh mes dy të këqijave nuk është zgjidhje, por zgjedhë…lak në fytin e qytetarit”, shkruante ai në ‘Facebook’-un e tij.

“Strukturat kriminale dhe ato të SHIK-ut të instaluara ndër vite në institucionet qendrore, lokale dhe ndërmarrjet publike, që posedojnë edhe biznese multimilionëshe vazhdojnë të funksionojnë dhe dje ato i dhanë frytet e tyre. Çrrënjosja e tyre është parakusht për zhvillimin e demokracisë në vend”, vazhdonte me iluzione z. Krasniqi.

Krasniqi përfundonte gati i fundit në mesin e kandidatëve përgjatë zgjedhjeve në Malishevë.

Zyra e Presidencës ka bërë të ditur përgjatë të premtes për emërimin e Krasniqit si anëtar i KQZ-së për LVV-në.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...