Live

Vetëvendosje në Pejë kërkon dorëheqjen e Gazmend Muhaxherit

21:15 / 24 Shkurt 2023

Nga Kosova Live

Qendra e Lëvizjes Vetëvendosje në Pejë ka kërkuar dorëheqjen e kryetarit të kësaj komune, Gazmend Muhaxherit.

Kjo kërkesë e Lëvizjes Vetëvendosje Dega në Pejë ishte bërë dy vite më parë, kur edhe u arrestuan zyrtarët komunal ndaj të cilëve sot u ngrit aktakuzë.

“23 vepra penale rendojnë mbi të pandehurit ndërsa kryetari i Komunës, Gazmend Muhaxheri nuk jep përgjegjësi. Gazmend Muhaxheri këtë radhë nuk mund të shmanget me fjalë e as me heshtje” thuhet ndër të tjerash në komunikatën e LVV-së në Pejë.

Kjo është komunikata e plotë:

10 zyrtarë komunal me aktakuza, mungon dorëheqja Gazmend Muhaxherit

Para dy viteve me vendim të Prokurorisë Themelore në Pejë, Policia e Kosovës arrestoi Arianit Krasniqin, Drejtor i Drejtorisë për Çështje Pronësore Juridike, Mustafë Nilen, Drejtor i Drejtorisë për Kadastër dhe Gjeodezi në Komunën e Pejës, Rajan Arapit, Drejtor i Drejtorisë për Urbanizëm, Alban Bushati, zyrtar i Drejtoratit të Bujqësise dhe dy zyrtarëve të tjerë komunal.

Në atë kohë Lëvizja VETËVENDOSJE!- Qendra në Pejë ka kërkuar dorëheqjen e Kryetarit të Komunës, Gazmend Muhaxheri, si personi përgjegjës i kësaj skeme të keqpërdorimeve. Në anën tjetër Gazmend Muhaxheri, i mbronte zyrtarët duke garantuar për punën e tyre dhe na akuzonte për paragjykim të rastit.

Sot, me date 24.02.2023, pas një procesi hetimor 2 vjeçar Prokuroria Themelore në Pejë ka ngritur aktakuzë për 10 zyrtarë komunal për keqpërdorim të pozitës zyrtare apo autoritetit zyrtar, nga ta 4 drejtor komunal. 23 vepra penale rendojnë mbi të pandehurit ndërsa kryetari i Komunës, Gazmend Muhaxheri nuk jep përgjegjësi.

Gazmend Muhaxheri këtë radhë nuk mund të shmanget me fjalë e as me heshtje.

10 vjet të qeverisjes së tij janë përcjellë me skandale, korrupsion, abuzime e keqpërdorime për të cilat Gazmend Muhaxheri gjithmonë është shmangur duke i lenë fajtor shokët që vet i ka zgjedhur.

Qendra e Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Pejë, tani kur gjithçka është shpërfaqur sheshit, kërkon nga Gazmend Muhaxheri të veprojë ashtu siç rrahte gjoks në fushatën zgjedhore, të bartë përgjegjësinë e tij dhe të ofroj dorëheqjen.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...