Live

Ardita Sinani mirëpret vendimin e Qeverisë për ndarjen e mjeteve për vizitën e delegacionit të Luginës në Uashington

22:39 / 24 Shkurt 2023

Nga Kosova Live

Këshilltarja politike e Kryeministrit të Republikës së Kosovës për Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc, Ardita Sinani, është shprehur e lumtur me vendimin e Qeverisë për ndarjen e një buxheti që do të mbulojë shpenzimet e delegacionit nga Lugina për vizitën e tyre në Uashington D.C.

“Edhe një lajm i mirë për Luginën e Preshevës nga Qeveria e Republikës së Kosovës. Në mbledhjen e sotme të Qeverisë, është miratuar ndarja e mjeteve për vizitën e delegacionit nga Lugina për në Senatin Amerikan” shkruan Sinani në Facebook.

Sinani tutje ka thënë se me një veprim të tillë dëshmohet edhe një herë vendosmëria e Republikës së Kosovës, për përfshirjen e Luginës së Preshevës në agjendën e bisedimeve për zgjidhjet e mëtejshme për Ballkanin Perëndimor.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...