Live

Sot, 17 pacientë nga Shqipëria morën shërbime të dializës falas në Kosovë

19:15 / 25 Shkurt 2023

Nga Kosova Live

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës (ShSKUK) ka njoftuar sot se 17 pacientë nga Republika e Shqipërisë morën shërbime të rregullta të dializës në Spitalin e Prizrenit.

Në njoftimin e tyre thuhet se ky shërbim iu ofroua falas, sikurse edhe qytetarëve të tjerë të Republikës së Kosovës.

“Krahas tyre, janë edhe 195 pacientë të tjerë nga Komuna të ndryshme të regjionit të Prizrenit, duke e kaluar në 212 numrin e përgjithshëm të pacientëve që dializohen në këtë spital”, thuhet në njoftimin për media.

Brenda vitit, sipas ShSKUK-së në Repartin e Dializës ofrohen 30 mijë seanca dialize, përfshirë edhe shtetas të vendeve të tjera, që përkohësisht janë në Prizren.

“Stafi që ofron shërbimet e Dializës është i trajnuar, përfshirë mjekë internistë nefrologë, por edhe infermierët dhe stafi tjetër mbështetës që me përkushtim shërbejnë për pacientët”, thuhet tutje.

Numri i pacientëve sipas vendbanimeve

-Komuna e Prizrenit, 98 pacientë,

-komuna e Suharekës, 28 pacientë,

-Komuna  e Rahovecit, 27 pacientë,

-Komuna e Malishevës, 23 pacientë,

-Komuna e Dragashit, 16 pacientë,

-Komuna  e  Mamushës, 1 pacient,

-Republika e Shqipërisë, 17 pacientë

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...