Policia e Kosovës ka realizuar një video senzibilizuese për shtim të kujdesit në komunikacion të shtunën.
Videoja, e cila është publikuar në faqen zyrtare të policisë në ‘Facebook’, përmban thirrjet “Mos u ngut, humbe minutin, e jo jetën për minutin” dhe “Mos e përdor telefonin gjatë vozitjes, se mund t’ju kushtojë me jetë”, shkruan Demokracia.com.
Përbrenda një jave, shtatë persona kanë humbur jetën në komunikacion.
“Mos shkruani porosi gjatë vozitjes. Mos u bëni pjesë e statistikave!”, përfundon me mesazh videoja.