Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Duda Balje, ka thënë se Bashkim Nurboja ka shkelur rëndë Kushtetutën e Kosovës, me rastin e propozimit të kandidatëve.
“Nuk mundësh me shkel Kushtetutën me asnjë ligj, fakti është se fakt se ke shkelur rënd kushtetutën e Kosovë, nuk e përkrahi raportin e panelit për emra për guvernator”, tha ajo sot në mbledhjen e Komisionit për Buxhet dhe financa ku po shqyrtohet lista me emra për guvernator.