Ish-presidenti i Serbisë Boris Tadiq, ka reaguar duke akuzuar presidentin e serbe, Aleksandar Vuçiq, pasi pranimit të propozimit evropian, duke thënë se media që janë të kontrolluar nga Vuçiq, ketë marrëveshje sipas tij duke venë në paha Asociacion e Komunave me shumicë serbe më qëllim që të mbulohen dështimet e presidentit aktual në dialogun me Kosovën.
Më tej, Tadiq, ka thënë se çdo humbje të Vuçiqit në dialog mediat e kontrolluara nga ky i fundit janë duke paraqitur si fitore të presidentit të Serbisë.
“Mediat e regjimit në Serbi po pompojnë artificialisht dhe me urdhër rëndësinë e madhe të formimit të Asociacionit të Komunave Serbe në mënyrë që çdo humbje në negociatat në Bruksel të paraqitet në mënyrë të rreme si fitore nga Vuçiq”, ka thënë Tadiq në Twitter.
Ish-presidenti i Serbisë iu ka drejtuar serbëve duke iu thënë që Asociacioni nuk duhet të cilësohet si fitore.