Live

Zogaj: Kurti s’e nënshkroi por u pajtua për zbatim të Asociacionit, e bëri të kundërtën e fushatës 10 vjeçare

18:43 / 28 Shkurt 2023

Nga Kosova Live

Analisti politik, Petrit Zogaj, ka thënë se kryeministrit Kurti asnjëherë nuk i është kërkuar nënshkrimi i Asociacionit, por i është thënë që duhet të pajtohet me zbatimin e tij.

Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se Kurti dje është pajtuar që ta implementojë atë dhe ky është kapërcimi i tij.

Zogaj ka thënë se është e vërtetë që Kurti s’e ka nënshkruar pasi Asociacioni është nënshkruar në vitin 2013, por që dje Kurti ka bërë të kundërtën e asaj që ka bërë fushatë që 10 vite.

Postimi i tij i plotë:

KM Kurtit asnjehere nuk i eshte kerku qe te “nenshkruan” asociacionin, por i eshte thene qe duhesh me u pajtu me e zbatu ate. Kurti dje eshte pajtuar me e implementu asociacionin. Ky eshte kapercimi i Kurtit. Turma po thote qe Kurti s’e nenshkroi, e vertete kjo sepse marreveshja per asociacionin eshte nenshkruar e ratifikuar me 2013. Mirepo, cfare ka bere Kurti dje eshte saktesisht e kunderta qe ai ka bere fushate tash e 10 vjet.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...