Live

Bajrami: Ministrave të Kurtit dje u doli paga rreth 400 euro më e lartë

11:13 / 01 Mars 2023

Nga Kosova Live

Ish-ministrja e Financave, Hykmete Bajrami, tha se ministrave të Qeverisë Kurti dje u kanë dalë pagat me rritje rreth 400 euro më shumë, sipas Ligjit të ri të Pagave.

Ajo tha se ata edhe po tallën me qytetarët.

“Ministrave të Kurtit dje u ka dalë paga për rreth 400 Euro më e lartë, në krahasim me muajin janar. Tani paskan fillu edhe me u tallë me qytetarët. Mosni se nuk është mirë kështu!”, ka shkruar Bajrami.

Ajo gjithashtu ka komentuar edhe për një deklaratë të ministres Artane Rizvanolli.

“Ministrja paska thanë janë kursy 1 milion euro. Ku ministre ke kursy, pasiqë të dhënat e KOSTT-it dhe ZRRE-së, e të cilat ju asnjëherë nuk i keni kontestu thonë se vetëm shpenzimi i energjisë në katër komunat verior, për 2022 kap shumën prej 63 milionë euro”.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...