Presidenti i Francës, Emmanuel Macron tha se Franca qëndron afër grekëvë pas aksidentit të trenave në veri të Greqisë, ku mbetën të vdekur mbi 36 persona dhe dhjetëra tjerë u lënduar, shkruan Ekathimerini.
“Mendimet e mia janë me familjet e viktimave të aksidentit të tmerrshëm që ndodhi në mbrëmjen e kaluar afër Larissës. Franca qëndron me grekët”, shkroi Macron në dy mesazhe të tij në llogarinë e tij në Twitter në frengjisht dhe greqisht.