Ligji i ri gjerman për Zinxhirët e Furnizimit, i cili ka hyr në fuqi nga janari i këtij viti, do të prek edhe kompanitë nga Kosova që punojnë me kompanitë gjermane.
Ligji që synon të krijojë një ambient që mbron të drejtat e njeriut dhe standardet mjedisore në ekonominë globale ka paraparë edhe gjoba për kompanitë kosovare që nuk respektojnë të drejtat e punëtoreve.
Përmes një njoftimi për medie, Oda Ekonomike Gjermano-Kosovare e ka treguar me shembuj konkret se si mund të dënohet këto kopani.
“Nëse një kompani Call Center në Kosovë që punon për një kompani tjetër në Gjermani, ka 50 punëtorë dhe nuk i lejon punëtorët të themelojnë sindikatën e tyre. Pas kësaj, një nga punëtorët mund të kontaktojë autoritetet gjermane dhe ata do të fillojnë menjëherë procedurat ndaj kompanisë të cilës i shërbejnë në Gjermani. E njëjta ndodhë edhe nëse një kompani që prodhon kemikate ose ngjyra dhe i shet ato tek një kompani në Gjermani. Por, gjatë prodhimit kjo kompani ndotë ujin pasi nuk i menaxhon ujërat e zeza si duhet, atëherë banorët rreth fabrikës apo organizatat jo-qeveritare mund ta lajmërojnë këtë rast tek autoritetet gjermane dhe më pas fillojnë procedurat në bazë të këtij ligji”, është thënë në njoftimin e kësaj ode.
Më tej, është treguar edhe për gjobat që këto kompani do t`i marrin nëse nuk i respektojnë të drejtat e punëtorëve.
“Ajo që mund të pritet për kompanitë në Kosovë, është se mund t’i vijnë kërkesa për auditim dhe kontrata të reja që parashohin rregullat që përcakton ky ligj. Gjithashtu, duhet të jetë e qartë që edhe pse Kosova nuk është në BE, kompanitë gjermane janë. Dhe për të mbrojtur vetën në rast të hapjes së ndonjë procedure gjyqësore, ato do të kërkojnë përgjegjësi nga kompanitë e Kosovës. Ligji i ri për Konsideratë të plotë në Zinxhirët e Furnizimit në vitin e parë (2023) duhet të zbatohet nga kompanitë që kanë seli në Gjermani, përfshirë ato të huajat, dhe kanë më shumë se 3,000 punëtorë. Kurse, nga viti 2024, ligji do të zbatohet nga kompanitë me më shumë se 1,000 punëtorë”, është thënë në njoftim.