Një aksident i rëndë hekurudhor ka ndodhur në Greqi në orët e vona te së martës, ku si pasojë e përplasjes së dy trenave kanë humbur jetën të paktën 36 persona.
Aksidenti ndodhi ne qytezën Tempe afër Larisës, rreth 380 kilometra në veri të Athinës.
Një tren mallrash, u përplas me një tren pasagjerësh në cilin ndodheshin 350 udhëtarë. Si pasojë e përplasjes 3 vagonë të trenit të udhëtarëve shpërthyen në flakë.