Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Besian Mustafa, ka shpërndarë një video ku shihet shefja e deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, duke e kundërshtuar kërkesën e kryetarit të LDK-së, për raportim të kryeministrit Albin Kurti për takimin që e kishte me presidentin serb, Aleksandër Vuçiq, në Bruksel, më 27 shkurt, raporton Ekonomia Online.
“Besian Mustafa i LDK-së shpërndan video nga Kuvendi: “Po vlon pushteti!, Siklet siklet siklet! Nuk pranojnë debat për marrëveshjen e tyre me Vuçiqin”, ka shkruar ai.