Live

3 pikë negative, gjobë 300 euro e heqje e patentë shoferit për personin që voziti 109 km/h në zonën e kufizimit 40 km/h

09:51 / 06 Mars 2023

Nga Kosova Live

Policia Rajonale e Komunakacionit Rrugor në Ferizaj sot rreth orës 08:00 njofton se ka ndaluar shoferin i cili me automjetin e udhëtarëve shkaktoi kundërvajtje në komunikacion, tejkalim i shpejtësisë në fshatin Greme të Ferizajt, ku në zonën e kufizimit 40 km/h zhvilloi shpejtësi 109 km/h.

Në lidhje me këtë policia ndaj “shoferit me inicialet L.R (M/K) i moshës 19 vjeçar i shqiptoi një gjobë, sipas ligjit të komunikacionit rrugor 300 euro, 3 pikë negative dhe tre muaj masë mbrojtëse  heqje e patentë shoferit. Ai në tërësi e pranoi kundërvatjen e shkaktuar”, thuhet në njoftim.

Me këtë rast, Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, apelon tek shoferët e automjeteve që të respektojnë shpejtësinë e kufizuar të lëvizjes. Veprimet e tilla rrezikojnë direkt jetën e pjesëmarrësve në komunikacion dhe fton qytetarët të bashkëpunojnë me policinë.

“Për të gjitha kundërvajtjet që mund të shkaktohen në komunikacion, të njoftojnë menjëherë policinë, stacionin më të afërt, apo përmes aplikacionit digjital ‘’Lajmëro Policinë ‘’ dhe në numrat kujdestarë: 192 ,0290/326-250 & 0290/322-406. Të dhënat e juaja do të ruhen në konfidencialitet të plotë”, apelon policia.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...