Live

Meghan Markle krijon linjë të modës për bamirësi

16:03 / 01 Gusht 2019

Nga Kosova Live

Dukesha e Sussex Meghan Markle ka lansuar një linjë të modës për bamirësi, për të ndihmuar gratë e papuna të gjejnë punë.

Meghan Markle është bashkuar me stilisten dhe miken e saj Misha Nonon dhe kompanitë britanike Marks & Spencer, John Lewis & Partners dhe Jigsaw për të krijuar një koleksion të rrobave të punës dhe për të ndihmuar bamirësinë Smart Works, transmeton kp.

Dukesha e Sussex për numrin e shtatorit të British Vogue shkroi se koleksioni do të shitej në baza një-për-një, që do të thotë se çdo pjesë e blerë do të dhurohej për qëllime humanitare.

Organizata Smart Works siguron rroba dhe veshmbathje për intervista të grave të papuna, dhe deri më tani ka ndihmuar më shumë se 11.000 gra.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...