Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, ka thënë të enjten se është i gatshëm të japë dorëheqje nga posti i Presidentit, me kusht që në vendin e tij vinte ish-presidenti Rexhep Mejdani.
“Nëse kërkon kryeministri Rama jam i hapur të lë detyrën e Presidentit, duke konkurruar në 13 tetor, por vetëm me një kusht që në këtë zyrë të vijë një njeri me integritet, që ka qenë në këtë zyrë dhe ka provuar se mbrojtja e interesit kombëtar është mbi çdo gjë tjetër”, ka thënë Meta
Meta ka thënë po ashtu se në rast se zgjedhjet nuk do të mbahen më 13 tetor, atëherë Shqipëria nuk ka asnjë shans që t’i hap negociatat nga Bashkimi Evropian.