Live

Saranda Bogujevci sqaron deklaratën e djeshme: Kam të dashur por nuk jemi të martuar

13:39 / 10 Mars 2023

Nga Kosova Live

Vetëm një ditë më parë, deputetja e VV-së dhe nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës deklaroi se ka vendosur t’i besoj shkencës dhe të bëhet nënë pa pasur një burrë. Një deklaratë e tillë zgjoi diskutime të shumta, kishte prej tyre që e mbështetën derisa nuk munguan as ofendimet.

Pas kësaj, deputetja Bogujevci ka dhënë një intervistë për emisionin “Kendiv” të T7, ku në kuadër të rubrikës “Prej zemrës” ka ndarë momentet më të lumtura të jetës dhe një nga ta është pikërisht fakti se ajo po bëhet nënë.

Ndërkohë, ajo në këtë intervistë ka thënë se ka të dashur.

“Unë e kam të dashurin, partnerin, por nuk jemi të martuar. Kjo ndërlidhet me disa diskutime në vendimmarrjen që kemi, ne duhet të krijojmë mundësi të barabarta për shoqërinë tonë. Jo të gjithëherë të gjithë i kemi mundësitë të kemi një jetë tradicionale në mënyrën qysh një pjesë e shoqërisë e shohin…Unë mendoj që nëse një grua do me u ba nanë, pa marrë parasysh a është në një lidhje apo jo, a është e martume apo jo, askush nuk ish dashtë me ja cënu të drejtën me u ba nënë”, ka pohuar mes tjerash Saranda Bogujevci për T7.

Më tej, deputetja ka zbuluar gjininë e fëmijës që po pret.

Këtë dhe prononcimin e plotë mund ta gjeni në vidoen më poshtë.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...