Live

Qytetarët e BE-së do të paguajnë tarifë për të hyrë në Mbretërinë e Bashkuar

19:19 / 10 Mars 2023

Nga Kosova Live

Qytetarët e BE-së do të duhet të plotësojnë një formular dhe të paguajnë një tarifë për të vizituar Mbretërinë e Bashkuar.

Kjo procedurë është e njëjtë me dokumentacionin amerikan “Esta” që u nevojitet turistëve dhe udhëtarëve të tjerë të huaj për të hyrë në Shtetet e Bashkuara.

Dokumentacioni i detyrueshëm për në kufirin e Britanisë së Madhe do të quhet ETA.

ETA britanike do të jetë një formular elektronik që çdo udhëtar do të duhet të plotësojë përpara se të udhëtojë, duke ofruar të dhëna biometrike dhe duke iu përgjigjur disa pyetjeve.

Gjithashtu qytetarët e BE do të duhet të paguajnë një tarifë që ende nuk është specifikuar.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...