Live

Gjasat që një asteroid ta godasë tokën në 2046 janë 1 në 607

21:33 / 10 Mars 2023

Nga Kosova Live

Ekspertët e hapësirës kanë parashikuar se një asteroid i madh mund ta godasë tokën pikërisht në kohën e duhur për të shkatërruar ditën e Shën Valentinit, në vitin 2046.

Sipas ekspertëve asteroidi i njohur si 2023 DW, është 50 metra i gjerë dhe mund t’i duhen rreth dy apo gati tre dekada për të arritur tek ne.

Agjencia Evropiane e Hapësirës e ka zbuluar asteroidin më 26 shkurt dhe ka vlerësuar se shansi për të prekur tokën është 1 në 607, duke parashikuar edhe datën që mund të godasë më 14 shkurt 2046.

Sipas CBS News, parashikohet se asteroid mund të jetë sa gjatësia e një pishine olimpike, megjithëse ka dyshime për madhësinë e tij.

Asteroidi 2023 DW, është shtuar nga shkencëtarët edhe në të ashtuquajturën “lista e rrezikut”, e cila detajon objektet që notojnë nëpër hapësirë dhe që kanë potencialin të ndikojnë në tokë.

Duke e renditur si ‘një’ në shkallën e Torinos, një metodë e zhvilluar në vitin 199 që vlerëson rrezikun e përplasjes së objekteve hapësinore me tokën, shkencëtarët kanë thënë se presin që “asteroidi të mos paraqesë një nivel të pazakontë rreziku”.

Ndërkohë, sipas qendrës së NASA-s për objektet afër tokës, asteroidi qëndron larg asteroideve të tjerë në listën e rrezikut. Ndër të tjera, zyra e koordinimit të mbrojtjes planetare të NASA-s ka thënë për CBS News se rreziku i përplasjes së këtij asteroidi me tokën aktualisht është “shumë i vogël”.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...