Sot është shënuar dita e shtatë e protestave në Francë kundër reformës së pensioneve të presidentit Emmanuel Macron. Grevat kanë prekur rafineritë dhe transportin publik.
Një koalicion i sindikatave franceze, duke treguar një shfaqje të rrallë uniteti që nga fillimi i lëvizjes së protestës në fund të janarit, shpreson të vazhdojë me presionin ndaj qeverisë për të tërhequr reformën, masa kryesore e së cilës është një zgjatja dy-vjeçare e daljes në pension, nga mosha 62 deri ne 64 vjeç.
Sipas shifrave të ministrisë së brendshme, deri në 1 milion njerëz pritet të marrin pjesë në mbi 200 marshime në të gjithë vendin, ndërsa Senati vazhdon të rishikojë reformën, me një votim të mundshëm për projektligjin nga dhoma e sipërme e Parlamentit që pritet të dielën mbrëma.
Demonstratat filluan në orën 10 të mëngjesit në rrugët e qyteteve të mëdha duke përfshirë Toulouse dhe Nice. Një marshim në Paris është planifikuar të fillojë në orën 14:00.
Të martën, 1.28 milionë njerëz protestuan, pjesëmarrja më e lartë që nga fillimi i protestës, sipas shifrave të qeverisë.
Sindikatat vlerësuan totalin në 3.5 milionë njerëz.