Një asteroid i detektuar së fundi ka një shansë të vogël që të godas Tokën në vitin 2046, ka shkruar Nasa.
Në rast se e godet tokën – asteriodi, që ka një madhësi prej një pishine olimpike, mund të arrijë në Ditën e Shën Valentinit sipas kalkulimeve të NASA-s.
Pra, më 14 shkurt 2046.
Por, afërsia më e madhe që pritet ta arrijë me tokën ky asteroid është 1.8 milionë kilometra.
Mirëpo, hulumtuesit ende po mbledhin të dhëna, që thonë se mund të ndryshojë parashikimet, raporton BBC.
Asteroidi, i quajtur si 2023 DW, ka shanse 1 në 560 për ta goditur Tokën. Ky është i vetmi gur hapësinor që ka notën 1 në një listë të Nasas. Të gjithë të tjerët janë në 0.
Sipas shkencëtarëve, edhe nëse ky asteroid përplaset me tokën nuk do ta kishte efektin e njëjtë si asteroidi që vlerësohet të ketë zhdukur dinosaurët 66 milionë njerëz më parë.