Kryeministri Albin Kurti sot kujtoi kryeministrin serb Zoran Gjingjiq i cili ishte vrarë më 2003, e që nga një pjesë e opinionit publik mori kritika pse e bëri një gjë të tillë.
Mirëpo për analistin Sadri Ramabaja, postimi i kurtit për Gjingjiqin është një mesazh i qartë që i dërgohet Perëndimit lidhur me vrasjet e kundërshtarëve politikë në Serbi.
“Askush nuk e rehabiliton Gjingjiqin e periudhës së luftës e pasluftës e të tjera. Është çështja si e thashë që akti i vrasjes së tij dhe qërimi i hesapeve mes forcave që Perëndimi i shihte si forca që mund ta shtyjnë demokracinë përpara dhe forcave retrograde që e kishin pushtetin dhe e morën pushtetin, natyrisht edhe bandave që kishin krijuar, grupeve paramilitare e të tjera, për Perëndimin Zoran Gjingjiqi ishte më i pranueshëm, dhe Ivanoviqi gjithashtu ishte më i pranueshëm,” ka
“Madje, madje, Zoran Gjingjiqin e konsideronte një pjesë e Perëndimit si student i Shkollës së Frankfurtit në mendimin filozofik”.
“Sepse mesazhi i dërgohet qartë diplomacisë perëndimore me të cilën do të përballemi edhe me 18 mars, e do të përballemi edhe më tutje, se ja përballë kemi vrasësit e kundërshtarëve politikë brenda në Beograd, me të cilët ne detyrohemi të ulemi në tavolinë. Ky është mesazhi shumë i qartë”.